Milani i sezonit të ri do të ketë shumë ndryshime, veçanërisht në sulm. “Corriere dello Sport” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar merkatos së pritshme në klubin kuqezi, ku bie në sy titulli: “Milani ka zgjedhur: Mario Mandzukic dhe Andrea Beloti për sulmin”.
Trajneri Gatusso kërkon më shumë eksperiencë në ekip për të ftuar dhe për këtë arsye dëshiron që përkrah sulmuesit aktual të Torinos të jetë futbollisti kroat, i cili më parë ka veshur fanellat e Bajernit, Atletikos dhe së fundi Juventusit.
Në verë pritet që kjo dyshe të zyrtarizohet nga klubi kuqezi, që kërkon të kthehet në nivelet e larta.