Milani pësoi disfatë në ndeshjen ndoshta vendimtare të Ligës së Kampionëve.

Rosonerët humbën në San Siro nga Borussia Dortmund 1-3, dhe kështu i minimizoi gjasat për kualifikim, edhr pse matematikisht është ende në lojë, shkruan Korneri.net

Milan sivjet duke sikur është i “mallkuar” nga dikush, sepse nuk kalon ndeshje kampionale apo evropiane, që ndonjë lojtarë nuk i lëndohet dhe nuk del nga loja. Kështu ndodhi edhe ndaj Dortmundit.

Pran rezultatit 1-1, qendërmbrojtësi Malik Thiaw, zgjati muskulin e kofshës së majtë, dhe u detyrua të largohej nga loja. Shkaku i lëndimeve munguan edhe Kalulu si dhe Kjær, andaj në qendër të mbrojtjes u desht të luante Krunic. Kjo bëri që Dortmundi lehtësisht t’i shënonte dy gola që ia mundësuan kualifikimin.

Listës së lëndimeve i shtohen Leaò, Bennacer dhe Musah, andaj me gjithë këto mungesa, skuadra e Piolit, nuk po mundet të përballet si duhet. Lëndimi i Thiaw nuk është i lehtë, andaj emergjenca te skuadra italiane është e madhe. /Korneri.net

Artikulli paraprakDortmundi dhe Barça kalojnë tutje, Atl.Madrid e mori me vete Lazion, Man.City rikthehet nga humbja, Mbappè e mban PSG në lojë
Artikulli tjetër“Reali? S’ndryshoj asnjë shok me ta”, kapiteni i Napolit tregon si ndalet Bellingham