Milan siguroi përforcimin e tretë për afatinn e janarit.

Rossonerët kanë huazuar deri në fund të vitit mbrojtësin e Chelsea, Fikayo Tomori. Lajmi konfirmohet nga “transfermarkt”, por edhe nga klubi italia, përcjell Korneri.net

Milan do të ketë mundësinë të shfrytëzojë opsionin e të drejtës së blerjes të 23-vjeçarit në përfundim të sezonit dhe duhet të paguajë 23 -25 milionë euro, dhe për këtë arsye tifozët e Chelsea janë çmendur, pasi mendojnë se Tomori është më i mirë se mbrojtësit aktual.

Tash pritet vetëm prezantimi i futbollistit te Milani, ngase ai gjatë ditës së sotme do të jetë në Milano, kurse kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla burokratike, ngase Tomori është regjistruar sot si futbollisti më i ri i Milanit, dhe i ka kryer testet e para mjekësore në Londër, kurse të dytat so t’i bëjë në Milano.

Po flitet shumë se trajneri Stefano Pioli, do ta thërret lojtarin për ndeshjen ndaj Atalantas, sigurisht në bankën rezervë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here