Midis vëmendjes për riaftësimet e të lënduarve për ndeshjen kundër Sassuolo, Milan po shikon gjithashtu tregun e transferimeve të janarit.

Në afatin dimëror drejtuesit e Rossonerëve do të duhet të ndërhyjnë për të forcuar skuadrën, veçanërisht mbrojtjen që kohët e fundit humbi lojtarë të rëndësishëm. Sipas raporteve nga Tuttomercatoweb, zgjedhja e parë për mbrojtje është Mohamed Simakan i Strasburgut, përcjell Korneri.net

Vlerësimi i klubit francez është rreth 20 milionë euro, kurse Milan po punojnë për të gjetur një marrëveshje rreth 15 milionë me bonuse. Me lojtarin e lindur në vitin 2000, Milan ka një marrëveshje 100%  mbi bazën e një kontrate  pesë-vjeçare, por nuk ka asnjë me klubin, i cili mund të zgjasë me ditë kjo marrëveshje. Gjithsesi, dëshira e futbollistit mund të luaj rol të madh në këtë transferim të madh për gjigantin Italian. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventusi nuk heq dorë nga Pogba, ja cili është hapi i ri i tyre
Artikulli tjetërDihet datat e ndeshjeve në Coppa Italia