Tashmë ofertat e majme nga Kina kanë krijuar një alarm te skuadrat e mëdha evropiane, pasi frika për ti humbur lojtarët kryesor të cilët mund të joshën nga pagat marramendëse të klubeve kineze.
Sipas informacioneve më të fundit në mediat italiane, një frikë e tillë ekziston edhe te Milani, klub i cili është duke nxituar rinovimin me yllin kryesor të ekipit, Giacomo Bonaventura.
Gjithashtu bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe është duke u pritur vetëm ardhja e Gallianit nga një udhëtim jashtë Italisë për ta nënshkruajtur marrëveshjen e re.