Po e nisim me përforcimin e radhës që është punë e kruer te rosonerët, për mbrojtësin e krahur Ricardo Rodriguez. Pasi skuadra e tij Wolfsburg e siguroi mbetjen në elitë tash është koha që ait ë niset drejtë Milanos për t’i kryer vizitat mjekësore dhe të nënshkruaj për Milanon.
Vizitat mjekësore janë paraparë për javën e arshshme.

Trajneri Vincenzo Montella e adhuron jashtëzakonisht shumë mesfushorin e Lyon Corentin Tolisso. Lojtari i cili në gusht mbush 23 vjet, është pjesë e skuadrës franceze që nga viti 2013 dhe në 116 paraqitje ka shënuar 21 gola. Zyrtarët e klubit kanë marr dritën e gjelbër që të nisin punën rreth këtij transferimi që për Montellan do të ishte ideal në skemën e tij. Kartoni i lojtarit konsiderohet 35 milionë euro, por edhe me 10 milionë më pak mund të kryhet me sukses transferimi.

Dhe, për fund çështja Frank Kessie. Mesfushori më i kërkuar në Evropë që nga edicioni i ardhshëm do të luajë te Milan, i kreu vizitat e para mjekësore të martën në klinikën “La Madonnina”, por i duhet edhe njëherë tjetër në Milanello t’i kryej disa teste kondicionale të cilat janë të domosdoshme. Mediat e bënë si punë të madhe, por nuk ka apsolutisht asgjë serioze, dhe gjatë ditës së sotme më së largu nesër Kessie do të nënshkruaj edhe zytarisht kontratën me rosonerët. /Korneri.net

Artikulli paraprakValverde me fshesë në dorë! Kush janë 9 lojtarët në largim?
Artikulli tjetërArsenali kreu punë me klubin, por jo edhe më sulmuesin e ri!