Real Madrid do të ketë mundësinë e parë që sonte në mbrëmje ta fitojë edhe një trofe nëse e mposht Sevillan në kuadër të Superkupës së Evropës. Kampioni aktual evropian luan kundër fituesit të Europa League, ndeshje kjo që është në interes edhe për disa klube tjera jo spanjolle, si rasti i Milanos që i kërkon dy lojtarë pikërisht nga klubi mbretëror, andaj do të jetë spektator special.

Fjala është per mesfushorët Isco dhe Kovacic. I pari është në dyshim se a do të luajë apo jo, ndërsa i dyti nuk është ftuar fare nga Zinedine Zidane.

Reali dëshiron t’i shet këta futbollistë në mënyrë që të investojë te Sissoco dhe Matic, dy lojtarët që luajnë në Angli, kështu që Milan mund të shpejtojë hapin nëse dëshiron t’i në skuadër.

 

 

 

Artikulli paraprakDe Boer në Milano
Artikulli tjetërReprezentuesi gjerman te Lazio