Ka qenë një ndër më të mirët e sezonit të kaluar, por në Milanin e ri, mesa duket nuk ka vend për Suson. Futbollisti spanjoll gjithmonë ka deklaruar se dëshiron të mbetet te Milanin, madje dhe Montella dhe Fassone janë shprehur pro qëndrimit të tij.  Rinovimi i sulmuesit 24-vjeçar ende duket larg, ndërkohë që kontrata e tij skadon në vitin 2019.

Suso është një ndër lojtarët që pritet të largohet sipas gazetës “Corriere dello Sport”, dhe mund të afrohet te skuadra e Lazios. Largimi i mundshëm i Keitas te Juventus, Inter dhe Napoli, kanë bërë që Tare të nis kërkimin një zëvendësues për të.

Bardhekaltrit kanë shitur Biglian te kuqezinjtë për 17 milionë euro plus 3 bonus, por Milani e ka të vështirë për të gjetur siguri financiare në banka dhe në këtë mënyrë do të jetë më e thjeshtë për të propozuar Suso-n në shkëmbim. Profili i spanjollit i pëlqen shumë Inzaghit dhe Tares, dhe priten lajme të reja në ditët në vinim.

Artikulli paraprakFiorentina afër sulmuesin Rodriguez
Artikulli tjetër7 transferimet e bujshme që mund të ndodhin pas Neymarit