Shefi ekzekutiv i Milani, Marco Fassone ka konfirmuar se nuk ka bisedime me Barcelonën për transferimin e mesfushorit Rafinha.

Por ai nuk ka përjashtuar edhe ndonjë transferim të mundshëm gjatë këtij afati të mbetur. “Nuk ka pasur kontakt me Barcelonën për Rafinhan. Ne jemi të bindur se skuadra është e kompletuar me ardhjen e Nikola Kalinic. Nëse do të kishtë shitje të tjera, ne ndoshta mund të bënim edhe ndonjë lëvizje në treg, ndryshe mendoj se skuadra është e fortë”, shtoi Fassone

“Nëse disa lojtarë do të pranonin propozimet që jemi duke diskutuar momentalisht, atëherë do të shohim se ku jemi dhe nëse ka ndonjë vend të lirë, do të bëjmë diçka”.
Së fundmi lojtari ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e kuqezinjve, pasi katalanasit nuk e kanë më zgjedhje të parë.

Artikulli paraprakHasi flet për përballjet me Barcelonën dhe Juventusin
Artikulli tjetërLajm i keq për Juventinët: Marchisio mungon 3-4 javë