Milan është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Real Madrid, 18-vjeçarit Alex Jimenez.

Sipas raportimeve të medieve italiane Jimenez është një nga xhevahirët e skuadrës së të rinjve të “Los Blancos”.

“Kuqezinjtë” sips lajmeve të fundit, kanë kryer punën me 18-vjeçarin, i cili do të kaloj te Milan në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Ai luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por thuhet se është i jashtëzakonshëm, ndërsa për lojtarin ka insistuar Moncada.

Dy klubet po merren me detajet përfundimtare dhe në ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.

Artikulli paraprakRodrygo: Shpresoj që Mbappe të vijë
Artikulli tjetërKoreani mbërriti në kampin e Bayernit