Statistikat tregojnë se Hakan Calhanoglu është lojtari më i keq në Europë nga shtatori e deri më sot.

Një nga blerjet e bujshme të Milan në merkaton e verës ka zënë vendin e parë në renditjen e veçantë të bërë nga “The Guardian”, që ka përdorur të dhënat e faqes sportive “ëhoscored.com” për të bërë këtë klasifikim, shkruan “T.S”

Nga një yll i mundshëm në Serinë A te një dështim europian. Kjo ka qenë rruga e përshkuar nga Calhanoglu, i cili, duhet pranuar, është penalizuar edhe nga rezultatet zhgënjyese të marra nga kuqezinjtë, që mbajnë vendin e shtatë në renditje, shumë larg zonës Champions League. Por fantazisti i “Djallit” mund të ngushëllohet nga fakti se në këtë renditje janë përfshirë edhe shumë emra të mëdhenj.

Renditja

10 Yoan Cardinale (Nice)

9 Gianluigi Donnarumma (Milan)

8 Kevin Strootman (Roma)

7 Eden Hazard (Chelsea)

6 Ander Herrera (Manchester United)

5 Emil Forsberg (Leipzig)

4 Jason Puncheon (Crystal Palace)

3 Thiago Alcantara (Bayern)

2 Gylfi Sigurdsson (Everton)

1 Hakan Calhanoglu (Milan)

Artikulli paraprakSarri me urdhër të prerë: Zyrtarët e Napolit nisin “ofanzivën” në La Liga
Artikulli tjetërKAMPIONI LARGOHET NGA MODESTIA: JOSHUA ME MESAZH KËRCËNUES PËR WILDER