Nuk gabon dy herë Milan.

Lideri aktual në Serie A, mposhti lehtë Torinon me rezultat 2-0, me dy golat e shënuar që në pjesën e parë, epërsi që u menaxhua mjaftë mirë nga rossonerët tërë pjesën e dytë, shkruan Korneri.net

Pas një akcioni shumë të bukur, Diaz asistoi te Rafael Leoa, që e kaloi Milanin në epërsi, ndërsa 11 minuta më vonë me VAR, por me të drejtë u akordua penallti për vendasit, prej nga i pagabuar ishte Franck Kessie që shënoi golin e pesët sezonal.

Ish-milanisti, Ricardo Rodriguez, e pati mundësinë më të mirë për Torinon në këtë ndeshje në fund të pjesës së parë kur nga gjuajtja e lirë e qëlloi tranzverzalen.

Lajm i mirë për Piolin ishte rikthimi për disa minuta i Zlatan Ibrahimovic, por mori lajmin e keq për lëndimin aspak të lehtë të Sandro Tonalit, për të cilin më mirë do të dihet natyra e lëndimit të dierlën ose të hënën.

Milan shkon në kuotën e 40 pikëve pas 17 xhiros, +4 nga Inter, që të dielën pasditë e luan derbin e madh më Romën në Olimpico, me kryeqytetasit të cilët janë të tretit në tabelë. /Korneri.net

Artikulli paraprakHow Can You Get Latvian Women?
Artikulli tjetërRealin e “ngrin” acari në Pamplona, nuk ka fitore