Për ndeshjen në fushën e Udinese, Milan nuk do të ketë në radhët e delegacionit Adriano Galliani-n. Administratori i deleguar i kuqezinjve nuk do të jetë prezent në “Dacia Arena” për shkak të temperaturës që do ta detyrojë ta shohë ndeshjen nga shtëpia. Hera e fundit që Galliani nuk ka qenë në stadium për të parë Milan ka qenë 4- muaj më parë.

Mungesa e fundit e Galliani daton më 1 shtator 2013, kur kuqezinjtë pritën Cagliari në “San Siro” dhe fituan 3-1, sepse ndodhej në Madrid për të mbyllur rikthimin e Kakà. Herën e fundit që ai ka munguar në një transfertë ka qenë në vitin 2002, kur për arsye shëndetësore nuk shkoi në Lecce ku Milan fitoi me golin vendimtar të shënuar nga Jose Mari.

Artikulli paraprakSllovenia fitoi medaljen e bronztë, Kroacia me duar bosh
Artikulli tjetërSaponara te Fiorentina, gëzohet edhe Milan