Të enjten e ardhshme, skuadra e Milanit do të luajë kundër Shkëndijës së Tetovës në kuadër të fazës “Play-Off” për Europa League. Skuadra italiane për këtë ndeshje ka nxjerrë në shitje biletat. Për të ndjekur dy ekipet kuqezi në “San Siro”, minimalisht duhet të shpenzoni 20 euro, ndërsa bileta më e shtrenjtë është 140 euro.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 gusht në stadiumin “Filipi i Dytë”, ku do ketë mundësinë të debutojë blerja e bujshme e Milanit, Leonardo Bonucci.