Dy skuadrat italiane, Milan dhe Roma dukët që do të befasojnë botën e futbollit me shkëmbimin e çmendur të sulmuesëve, Bacca – Dzeko, raportojnë mediat italiane. Thuhet poashtu se Dzeko është futbollisti i preferuar i Montellas, kurse për transferimin e tij tashmë kanë filluar bisedimet, ndërsa opcion për transferimin e reprezentuesit të Bosnjës është Carlos Bacca që nuk po kalon momente të mira te skuadra e Milanos.

Por, nuk do të jetë vendim i lehtë për zyrtarët e Romës një shkëmbim i tillë sepse për momentin Dzeko është njëri ndë sulmuesit më efikas në Evropë, mirëpo mosha e tij ndoshta do t’i bindë kryeqyetetasit për këtë shkëmbim interesant.

Artikulli paraprakWade kthehet te Bulls me fitore
Artikulli tjetërJuventus, nëse dështon De Sciglio, opcion është reprezentuesi serb…