Gjiganti italian Milan e ka nisur me fitore fazën përgatitore për sezonin e ri 2017/18, pasi sot pasdite mposhti skuadrës zvicërane Lugano me rezultat 0:4.

Në këtë takim përforcimet si Borini, Calhanoglu, Rodriguez apo dhe Kessie debutuan por nuk treguan ndonjë lojë që duhet ta mbajnë mend.

Golat për “rossonerët” i shënuan Curtone, Crociata, Sosa dhe Gomez.

Pas kësaj ndeshje Milan do të udhëtojë për përgatitje në Azi, ku edhe do të vazhdojë fazën tjetër të konsolidimit me ndeshja tjera miqësore./Korneri.net.

Artikulli paraprakBiglia i ka nxjerrur punë Igli Tares! Ja kush mund të jetë pasuesi i argjentinasit te Lazio
Artikulli tjetërZyrtare: Inter prezanton përforcimin e radhës