Vetëm ndeshja e tretë miqësore, e dyta në kuadër të International Champions Cup, dhe sinjalet e para të gjigantit Milan po vijnë apo më saktë luani i vjetër po zgjohet.
Edhe pse ndeshje kontrolluese, për një klub si Bayern është shumë që të humbë me rezultat 4:0, por të jemi të siqertë, rosonerët ishin ata që luaftuan më shumë, krijuan dhe në fund fituan bindshëm, shkruan Korneri.net.

Gjithçka përfundoi që në pjesën e parë kur Milan shënoi tri herë me dy golat e sulmuesit të ri, premtues dhe shumë të talentuar Patrick Cutrone, ndërsa golin e parë e shënoi Frank Kessie, por duhet shtuar se dy golat e parë i asistoi mbrojtësi i majtë Ricardo Rodriguez.
Në pjesën e dytë u inkuadruan të gjithë lojtarët që ishin në dispozicionin e të dy trajnerëve, por më shumë se 40.000 shikues u dëgjuan më së shumti kur në lojë u inkuadrua mbrojtësi nr.1 në botë Leonardo Bonucci.
Golin e fundit dhe “pokerin” e rosonerëve e kompletoi Hakan Hakan Çalhanoğlu.

Ishte kjo disfata e thellë dhe e rëndë e Carlo Ancelottit që luajti pa Robbenin, por të tjerët edhe pse u paraqirtën, nuk treguan shumë, ndërsa Vincenzo Montella mund të ëndërroj gjëra të mëdha në edicionin e ri. /Korneri.net

Artikulli paraprakVdiq njeriu që e pati shkatërruar të famshmin Becker
Artikulli tjetërJuventusi afër shërbimeve të Emre Can