Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në dita X, kur pritet edhe përmbyllja e marrëveshjes së gjatë në mes Silvio Berlusconit dhe investitorëve të rinjë kinezë, nga ana tjetër klubi italian ka dërguar emisarët e vet në Argjentinë në stadiumin Libertadores, për të përcjell ndeshjen Independiente-Velez. Arsyeja e këtij udhëtimi është mesfushori fantastik 18-vjeçar Ezequiel Barco i cili mund të luajë në disa role.
I talentuar, i shpejtë dhe shumë depërtues, më 170 centimetrat e tij, po mahnitë me lojërat që po i tregon andaj ky interesim i rosonerëve është real.

Kontrata e tij i skadon në virin 2019, mirëpo Milan mund ta mbyll marrëveshjen për 10 milionë euro.
Pas Vangioni dhe Ocampos, te Milan pritet të transferohet një tjetër argjentinas.

Artikulli paraprakHiguain tregon se si Juventus do ta mposht Barcelonën
Artikulli tjetërNjihuni me “dobësirat” e Serie A…..