Trajneri i Rossonerëve në prag të raundit të parë të nokautit të Kupës së Italisë: “Stërvitja vendimtare vendos për zgjedhjen e formacionit”

Vetëm tre ditë pas fitores në kampionat, Milan i Stefano Pioli kthehet të përballet me Torinon në San Siro, këtë herë në raundin e parë të nokautit të Kupës së Italisë, dhe pa asnjë dyshims e ai dhe klubi po bëhen gati për një tjetër fitore e cila do t’iu siguronte rossonerëve kalimin tutje, përcjell Korneri.net

“Qëllimi ynë është të kalojmë në xhiron tjetër – tha trajneri italian – Ne duhet të marrim parasysh se  do të jetë ndeshja e katërt në nëntë ditë, kështu që ne do të duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura, se kush është më i freskët, por mbetet fakti që ne duhet të jemi konkurrues. Si janë të lënduarit? Për Ibrahimoviç do të jetë një fazë e rëndësishme. Gjëja kryesore është që të keni kapërcyer problemin muskulor, tani ai duhet të gjejë më shumë ritëm dhe minuta, dhe ai do ta gjejë atë”, deklaroi Pioli.

Ndeshja Milan-Torino është e para në program në kuadër të 1/8 së finales në Coppa Italia, dhe luhet sonte me fillim nga ora 20.45. Fituesi i kësaj përballje takohet  në çerekfinale me fituesin e çiftit Inter-Fiorentina. /Korneri.net

Artikulli paraprakInter po punon të gjejë “bllokoj” portierin e ardhshëm
Artikulli tjetërDerbi Atl.Madrid-Sevilla pritet me interesim të madh