Milan-i këtë verë është i papërmbajtshëm në merkato. Pas Leonardo Bonucci-t kërkon të bëjë një tjetër goditje të madhe për sulmin, e kjo do të thotë që i duhet të shpenzojë jo vetëm për kartonin, por edhe për t’i dhënë një pagesë të kënaqshme yllit të ardhshëm të ofensivës.

Kjo kuptohet kur shikon se objektivat janë Alvaro Morata, Piere Emerick Aubameyang dhe Andrea Belotti.

Por edhe pa ata, “Djalli” nuk është kursyer në pagesa.

Pasi realizoi 9 blerje në merkato, sigurisht që ka rritur edhe shpenzimet sa i përket rrogave të futbollistëve.

Vitin e kaluar, zikaltrit u ndalën në kuotën e 80 milionë eurove shpenzime në vit për rroga, ndërkohë që tani, pavarësisht 13 milionë eurove më pak për shkak të shitjeve të futbollsitëve Kucka, Bertolacci e Lapadula, (si dhe përveç lamtumirës së Honda-s) shifra është pak mbi 100 milionë euro.

Rroga më e lartë është ajo e kapitenit Bonucci, 8 milionë euro në sezon, e më pas ajo e talentit Gigio Donnarumma 6 milionë euro në një sezon.

Më pas vazhdojnë blerjet e tjera, Musacchio (2), Rodriguez (3,5), Biglia (3,5) dhe Calhanoglu (3).

Kjo shifër e rikthen klubin kuqezi në vitin 2015, atëherë kur për rrogat shpenzoheshin 101 milionë euro në një vit.

 

Por këtë herë pritet një tjetër goditje. Në repartin ofensiv.

I preferuari i Milan, Morata kërkon 10 milionë euro në një sezon, Aubameyang-u do të kënaqej me 8.5 milionë euro në një sezon, kurse Belotti me një shifër disi më të ulët.

Kështu me spanjollin, shpenzimet për pagesat vjetore të lojtarëve do të shkonin 110 milionë euro.

Megjithë ringritjen ekonomike të Milan-it, duhet thënë se 6 herë radhazi kampionët e Italisë janë ata të cilët nuk kursehen në rroga për futbollistët e tyre.

Që nga viti 2014, Juventus-i ka paguar për rrogat 118 milionë euro dhe kjo shifër ka shkuar në rritje.

Në 2015 shkoi në 124 dhe në sezonin e shkuar në 145 milionë euro. Kuqezinjtë kalojnë Roma-n, e cila paguan në vit për futbollistët 92 milionë euro. Më përpara kushërinjve ka qenë edhe Interi një vit më parë me 120 milionë euro në total.

Megjithatë kjo rritje e shpenzimeve të “Rossonerëve” këtë merkato vere tregon se ringritja e tij sapo ka nisur dhe se shumë shpejt kuqezinjtë do të synojnë të pushtojnë Evropën. Milani-t, Champions-i i mungon shumë.

Artikulli paraprakFutbollisti i Kombëtares: Si e hoqa vëllain nga skuadra se më vinte turp
Artikulli tjetërMediat braziliane: 5 arsye pse Neymar pranon ofertën e PSG-së