Zyrtarët e Milanit për momentin po mendojnë për rikthimin e mesfushorit francez TiémouéBakayoko.
Megjithatë, Maldini&co, janë të interesuar të sjellin në Milanello një sulmues cilësor, pasi me shumë gjasë Zlatan Ibrahomvic nuk do të mbetet te Milan shkaku po kërkon pagë shumë të lartë e cila nuk ia vlen për një 39-vjeçar, përcjell Korneri.net

Rossonerët po lëvizin drejt spanjollit Rodrigo Moreno Machado, lojtarit të Valencias , që konsiderohet ndër më të mirët në La Liga. Për blerjen e tij nevojiten 25 milionë euro, një shifër jo e tepruar duke marrë parasysh cilësitë e shfaqura në periudhat e fundit. Negocitat pritet të nisin javën që vjen, pasi kontaktet e para veç kanë përfunduar. /Korneri.net