Milan mendon për një tjetër ish-interistë. Këtë herë rosonerët tentojnë të sjellin në Milanello mbrojtësin e majtë uruguaijan Diego Laxalt i cili ka shpërthyer në fanellën e Genoas. Lajmin e ka raportuar Gazzetta dello Sport, ku thuhet se Adriano Galliani është takuar me mikun e tij më të mirë presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, të cilit po i ofron mbrojtësit Ely dhe Vangioni. Pritet shumë shpejt një përgjighje nga njeriu i parë i Genoas.