Emergjencë në sulm për Milanin. Kuqezinjtë nuk do të kenë të gatshëm dyshen Leao-Giroud për takimin ndaj Fiorentinës në “San Siro” që luhet me 25 nëntor.
Portugezi u lëndua në Lecce, ndërsa Milan shpreson ta ketë të gatshëm Leaon për ndeshjen e rëndësishme kundër Dortmundit në Champions (28 nëntor). Ndërkohë që Giroud do të mungojë ndaj Fiorentinës për shkak të kartonit të kuq në “Via del Mare”, shkruan Korneri.net

Në kushte të tilla, dy janë opsionet për Stefano Piolin. Trajneri mund të aktivizojë treshen ofensivë Chukëueze-Okafor-Pulisic, si në fitoren 1-3 të 27 shtatorit ndaj Cagliarit. Lajmi që po qarkullon orëve të fundit në Itali, është sulmuesi 15-v jeçar, Francesco Camarda, që mund të merr ftesën e parë në ekipn e parë të Piolit.

Trajneri italian mund ta ftoj vetëm në bankën rezenrvë, por me pak gjasatë luaj, ndërsa është interesant fakti se mijëra tifozë të Milanit kanë dëshirë ta shohin djaloshin super të talentuar të ketë minutazhë në vend të Luka Jovic, i cili është dështim i madh, dhe askush nuk e do atë. /Korneri.net