Kalinic është gjithmonë e më pranë skuadrës AC Milan. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e futbollistit, me Milan të gatshëm për të nxitur sulmin deçiziv. Nga ana tjetër, Fiorentina përgatitet për të besuar te Simeone.
Duhen theksuar kontaktet e vazhdueshme mes dy klubeve për të gjetur marrëveshjen definitive, që duhet të realizohet mbi 25 milionë euro. Kalinic, nga ana e tij ka pezulluar tratativat me skuadrën e Everton në Premier League, pikërisht sepse dëshiron vetëm Milan. Një ndjesi reciproke, me Milan që përgatitet ta veshë sulmuesin me ngjyrat kuqezi.