Një gol tri pikë.
Edhe pse me raste të shumta sidomos të vendasve, megjithatë Milan shënoi fitore 1”0 ndaj Sampdorias, për të vazhduar ecurinë perfekte në të gjitha garat, shkruan Korneri.net.
Milan shënoi fitoren e tretë me radhë nese llogarisim edhe duelin në Europa League, kurse tri pikët e mëdha dhe plotësisht të merituar rosonerëve ia dhuroi Giacomo Bonaventura që shënoi në pjesën e parë, ndërsa një gol tjetër i Bonuccit u anulua (VAR) shkaku i pozicionit jashtë loje.
Skuadra e Gattusos tashmë ka 41 pikë, vcetëm 7 më pak se Interi që është ende në zonën Champions League. /Korneri.net