Milan merr një fitore të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Napolit, në javën e 24-ët të Serie A.

Ndeshja që u mbyll me rezultatin 1-0 ishte shumë e luftuar, me rastet që ishin të shumta nga të dyja anët.

Takimi u zhbllokua në minutën e 25’, ku pas një kombinimi perfekt me Leao-n, Theo gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Milan-in në avantazh.

Napoli provoi në disa raste që të gjente golin e barazimit, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 me Milan-in që ruan ecurinë pozitive, kurse Napoli nuk po ia del të rikthehet te fitorja.

Pas këtij takimi, Milan renditet në vend të tretë me 52 pikë, ndërsa Napoli renditet në vend të nëntë me 35 pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan-Napoli
Artikulli tjetërBarça ndalet në ndeshjen me plot gola