AC Milan nuk ka klauzolë për blerjen e mesfushorit Bryan Cristante, i cili po shkëlqen tek Atalanta.
Kuqezinjtë e shitën Cristante dy sezone më parë në gjigandët portugezë të Benfica dhe nuk negociuan një klauzolë për blerjen e tij në kontratë.
Mesfushori nuk arriti të kishte ndikim tek Benfica dhe u huazua tek Atalanta e Gian Piero Gasperinit në janar të vitit 2016 ku ai ka qenë një zbulim deri më tani duke bërë që trajneri portugez i Manchester United, José Mourinho, të jetë shumë i interesuar të nënshkruajë me atë.
Atalanta ka një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm, sipas raportit, dhe më pas mund të vendosë ta shesë 22-vjeçarin te ofertuesi më i lartë në merkaton e verës së ardhshme.
Cristante ka grumbulluar 29 ndeshje për bergameskët në të gjitha garat duke shënuar 11 gola ndërsa gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Inter.

Artikulli paraprakKundërshtarët e frikshëm të Milanit në fazën tjetër të Europa Leagues
Artikulli tjetër“Nuk donim të vriteshim” – Celina tregon për lidhjen me Kosovën dhe largimin gjatë luftës