Tashmë ditët po ofrohen deri tek finalizimi i marrëveshjes ndërmjet zyrtarëve aktual të Milanit dhe aksionerëve të rinj kinez, kështu që edhe përfocimet në merkaton e verës do të jenë shumë të mëdha, transmeton “Korneri.net”.

Sipas mediave italiane, të cilat bazohen nga burimet e tyre branda 18-herë kampionit italian, aksionerët e rinj kinez e kanë në plan që të sjellin emra të dëshmuar në futbollin evropian, të cilët do ta fuqizonin ekipin për edicionin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se dy emrat më të lakuar të kinezëve janë mbrojtësi i Villarreal, Mateo Musacchio dhe sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema, por këta të dy nuk do të jenë të vetmit, pasi përforcime do të ketë në të gjitha repartet.

Artikulli paraprakTorino tenton marrëveshjen me Manchester City për….
Artikulli tjetërMësuesi kundër nxënësit, sy e veshë nga klasikja e Europës