Gjesti jo sportiv, goditja me bërryl ndaj kundërshtarin në ndeshjen AC Milan – Genoa, mund ti kushoj shtrejtë kapitenit “Rossoner”, Leonardo Bonucci. Sipas shtypit në Apenine reprezuntuesi italian pritet të marr denim të ashpër nga Komisioni Disiplinor i Federatës e Futbollit të Italisë.

Bonucci u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 23-të, nga gjyqtari Piero Giacomelli dhe tani sipas parashikimeve do të dënohet deri në tre ndeshje moslojë, duke e lënë jashtë aksionit në ndeshjen mjfat të rëndësishme për të ndaj ish skuadrës së tij Juventus.

Milan në mesjavë takohet me Chievon në Veronë, ndërkohë të shtunën në ora 18:00, pret në shtëpi në derbin e javës Juventusin.

Artikulli paraprakBëhet çështje “Dybala” te Juventusi, çfarë tha “La Joya” te zëvendësimi…
Artikulli tjetërArifi niset për në Angli me synim që të mbetet te Unitedi