Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë stërvitore për edicionin e ri 2017/18, vjen një lajm i madh për Milanon dhe tifozët e vet. Të enjtën paraditë do të udhëtojë drejtë Milanos mbrojtësi më i mirë italian i krahut të djathtë, Andrea Conti për t’i kryer vizitat mjekësore, shkruan Korneri.net.
Tash e sa kohë rosonerët janë duke punuar që të sjellin në Milanello reprezentuesin re ri U21 italian i cili ka shkëkqyer edicionin e kaluar te Atalanta, dhe jo rastëisisht është shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë në Serie A. 23-vjeçari do ta transferohet për 24 milionë euro nga Bergamo, ndërsa Milano në drejtim të Atalantas do të dërgoj edhe italianin e ri, mesfushorin 20-vjeçar Matteo Pessina.
Milan në këtë mënyrë e realizon transferimin e shtatë brenda 50 ditëve, sepse Conti vjen pas emrave tjerë si: Franck Kessié, Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, André Silva, Fabio Borini e Hakan Calhanoglu./Korneri.net