Calciomercato raporton se Milani po ndjek nga afër mesfushorin e Anderlecht Albert Sambi Lokongu.

Ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por Paulo Maldini po punon për transferimin e 21-vjeçarit i cili thuhet të jetë Sergio Busquets i ri, një lojtar që mund të kryejs humë punë edhe në një kampionat kaq të fuqishëm si Serie A, përcjell Korneri.net

I njëjti burim shkruan se lojtari ka pasur disa kontakte telefonike me belgun e ri Alexis Saelemaekers, të cilin e ka pyetur për detaje shtesë, ndërsa ky i fundit i ka thënë se një transferim i tij te Milan, do të ishte një hap gjigant në karrierë, pasi klubi italian tashmë po u beson vetëm të rinjëve dhe pothuajse  asnjë futbollisti mbi moshën 26-vjeçare. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here