Transferimet e Milanit vijon të jetë e fokusuar në Francë. Një qendërmbrojtës është më i nevojshëm se kurrë, pasi Simon Kjaer ka mbyllur sezonin pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Xhenova.

Sven Botman është dëshira kryesore e kuqezinjve, por Lille ka kërkesa të larta për kartonin e 21-vjeçarit holandez. Dyshja Maldini-Massara po studiojnë alternativa të tjera dhe kanë hedhur sytë nga PSG.

Mauricio Pochettino ka dhënë urdhër për largimin e disa lojtarëve. Njëri prej tyre është Abdou Diallo. Senegalezi mund të luajë në qendër dhe në krahun e majtë të prapavijës.

Te Milani e vlerësojnë faktin që lojtari luan në më shumë se një pozicion fiks dhe kanë filluar bisedimet me drejtuesit e PSG-së, me objektivin për ta marrë 25-vjeçarin në huazim me të drejtë blerje.

Gjithsesi, edhe nëse arrihet akordi mes palëve, Pioli duhet të presë që ta ketë në dispozicion, pasi Diallo do të marrë pjesë me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Artikulli paraprakMan.United me fat nxori pikë te Newcastle
Artikulli tjetërE mbylli sezonin mbrojtësi i Chelsea