Lajme të reja vijnë nga Italia në lidhje me dy përforcime të menjëhershme.
Milan është duke kërkuar gjatë gjithë kohës futbolistë nën moshën 25 vjeçare, dhe çdo objektiv i tyre është jastëzakonisht interesant dhe mjaftë tërheqës pasi bëhet fjalë për lojtarë shumë cilësor, përcjell Korneri.net
Niqësia e në mes dy klubeve më të titulluara në Evropë po vazhdon, me Milanon që kërkon dy lojtarë nga “mbretërit”, njërin huazim, ndërsa tjetërin për një çmim jo më të martë se 12-15 milionë euro.
Sulmuesi serb Luka Jovic po kërkon në formë huazimi,por paga e tij po shkakton problem pasi Milan nuk mundet t’ia paguaj pagën prej 5 milionë euro në vit, por negociatat po vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje eventuale që pagën ta pahuajnë përgjysmë.

Një tjetër lojtar që monitorohet nga Milan është spanjolli 22-vjeçar Oscar Rodriguez, i cili është i huazuar te Leganes në dy vitet e fundit. Futbollisti i cila ka shënuar 9 gola dhe dy asistime në 29 ndeshje sivjet, mund të kaloi te Milan, sepse edhe agjenti i tij është dakord që klienti i tij të luaj në një klub të madh. Oscar kushton 15 milionë euro, por Milan po mundohet ta merr për një shumë më vogël, pasi paga e futbollistit nuk e kalon 1.5 milionë euro në vit, perfekt për buxhetin e klubit italian. /Korneri.net