Drejtuesit e Milanit e kanë pranuar se janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri.

Milani gjatë kësaj vere ka transferuar 10 lojtarë, por ende nuk e ka kompletuar skuadrën, pasi po kërkojnë edhe një “bomber”.

Fillimisht kuqezinjtë kishin kërkuar sulmues të mëdhenj si Alvaro Morata, Aubameyang, Diego Costa dhe Andrea Belotti. Por, tashmë kanë ndërruar mendje, pasi kanë kthyer vëmendjen nga sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile.

Për shërbimet e Immobiles skuadra e Milanit duhet të paguajë 30 milionë euro, shumë më pak se sa për Belottin ose Aubameyang.

Italiani sezonin e fundit ka qenë fantastik me Lazion, duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet në Europa League.

Artikulli paraprakA e dini si është zbuluar Superkupa e Evropës?
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Real Madrid-Manchester United