Konsiderohet fenomeni i së ardhmes, një sulmues i klasit botëror dhe futbollist që do të ketë karrierë të madhe. Fjala është për argjentinasin 22-vjeçar, Giovanni Simeone i cili gjatë ditës u ble përfundimisht nga Genoa prej skuadrës River Plate.

Djali i Diego Simeones (trajnerit të Atl.Madrid), po shkëlqen në Serie A sivjet duke shënuar deri më tani 10 gola, e shumë sulmues të klasit botëror që defiluan gjatë historisë në Serie A, nuk ka pasur start kaq të mirë sa ai.

Adriano Galliani dhe presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, kanë nis tashmë bisedimet për këtë transferim të madh që do të ishte për rosonerët të cilët e duan Simeonen prej qershorit të këtij viti, atëherë kur buxheti i klubit do të shumëfishohet me ardhjen e pronarëve të rinjë.

Në bazë të lojës që po e aplikon Montella, sulmuesi Simeone do të ishte ideal, sepse është shumë i shpejtë dhe depërtues, luan me të dyja këmbët dhe është shumë i mirë me kokë, kurse me ardhjen e tij sigurtë nga Milano do të largohet Carlos Bacca.

Artikulli paraprakZhveshtorja e Arsenalit
Artikulli tjetërZyrtare: Ferizaj surprizon të gjithë, përforcohet nga Flamurtari i Vlorës