Milan siguron një fitore të rëndësishme në javën e 21-të të Serie A, ndërsa merr 3 pikët në triumfin 2-3 ndaj një kundështari që për “kuqezinjtë” konsiderohet si “mace e zezë”, Udineses.

Kjo përballje rezultoi shumë e luftuar, me mysafirët që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 31’ me Loftus-Cheek, pas së cilës tifozët “pisa” racistë vendad, nisën ta dhajnë në kore raciste portierin Maignan, u cili deshi të largohej nga fusha, dhe pjesa e parë shkoi në 9 minuta shtesë.

Ndërkohë në minutën e 42’ Samardzic barazoi për Udinesen, me një goditje që nuk i la mundësi reagimi portierit Maignan, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim.

Në minutën e 62’, pas një gafe të dyshes Reijnders-Theo, Thauvin kaloi vendasit në avantazh.

Ndërsa në minutën e 83’ as tentativës së Giroud që nuk përfundoi në rrjetë, Jovic goditi me kokë dhe barazoi përMilanin.

Ndeshja u vulos në minutën e 90+3’ me Okafor që shënoi golin e tretë dhe të fitores për skuadrën e Milan.

Pas kësaj përballjeje, Udinese renditet në vend të 17-të me 18 pikë, teksa Milan në vend të tretë me 45 pikë.

Artikulli paraprakLeverkusen me zemër të madhe, fitoi në kohën shtesë, dy herë ishte në disavantazh
Artikulli tjetër“Më jep topin”, Sancho nis polemikat edhe te Dortmund