Një marrëveshje e shkëlqyeshme dhe e madhe për Milanon.
Sipas informacioneve të fundit apo atë që mediet italiane e cituan të famshmen “A Bola”, Milan dhe Benfica, janë në finalizimin e marrëveshjes rreth supertalentit portugez, Luis Florentino, përcjell Korneri.net
Milan dhe Benfica kanë pasur shumë bisedime gjatë muajve të fundit, por kanë arritur në një pikë me idenë e shkëmbimit midis Florentino dhe Paquetà. Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtori sportiv portugez Manuel Rui Costa, por ai ka një pagë që konsiderohet e lartë për parametrat e kklubit portugez. Nga ana tjetër Milan ka marr konfirmimin e plotë nga Benfica për talentin Florentino, aq sa ekziston një parim i marrëveshjes për formulën e huazimit, por jo edhe për shifrat. Thuhet se lojtari do të huazohet për një vit, e më pas do të diskutohen çmimet.

Disa detaje mbeten për tu fiksuar në lidhje me vlerësimin e mesfushorit pasi kërkesa prej 45 milionë eurosh, u konsiderua e lartë, mirëpo falë kontakteve të vazhdueshme të javëve të fundit, Milan ka bindur Benfican të rishikojë pretendimet edhe të ulë çmimin. Negociatat po vazhdojnë dhe po ecin në rrugën e duhur, andaj gjiganti Italian shpejtë do të ketë një lojtar të jashtëzakonshëm i cili edhe mund ta bëjë dallimin në lojë. /Korneri.net