Na ishte njëherë një Veronë që mposhti apo ndali skuadrat e mëdha.

Pikërisht kur ashtu pritej të ndodhtte edhe me Milanin që luajti pa shtatë lojtarë titullarë, rossonerët befasuan për të mirë duke e mposhtur si me lojë ashtu edhe me rezultat skuadrën e kroatit Ivan Juric me rezultat 0-2, shkruan Korneri.net

Milan luajti dukshëm më mirë dhe pas rastin të mirë të Leoas, vjen supergoli i kroatit Rade Krunic nga gjuajtja e lirë. Milan e menaxhoi shumë mirë epërsinë deri te goli i dytë të cilin e realizoi Diogo Dalot, që së bashku me Krunicin shënuan golat e parë sezonal, por më të rëndësishëm në këtë fazë të garave, sepse i dhanë Milanit tri pikë të vlefshme për ta blinduar pozitën e dytë dhe afruar Interit në tri pikë.

Ndeshje spektakolare ishte edhe në Firencë ku Fiorentina dhe Par ma barazuan 3-3, që nuk u konvenoi anjërës skuadër. Martinez Qurta e kaloi Fiorentinë në epërsi për ta barazuar rezultat Juraj Kucka nga penalltia. Nikola Milenkovic e dërgoi Fiorentinën në pushim me ëpsri, por shumë shpejt në të dytën Jasmin Kurtic barazoi rezultatin. Parma ishte një hap larg triumfit të madh kur shënoi golin e tretë në minutën e 90 me sulmuesin Mihaila, por ishte e kotë ngase autoigoli i Simone Iacoponi e la Parmën pa tri pikë të vlefshme për mbijetesë.

Crotone shënoi fitoren e katërt sezonale pasi mposhti Toronin në superkrizë me rezultat 4-2, duke e marr me vete si duket në Serie B edhe pse shumë ndeshje deri në fund.

Dy herë Simy, Reca dhe Ounas i shënuan golat e vendasve që mbesin në fund me 15 pikë, kurse për Torinon shënuan Mandragora dhe Sarabia. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here