Edhe skuadra e Milanit apo më saktë ndër favoritët për titull, ka shënuar fitore në xhiron e parë në Serie A.

Rosonerët e mbyllën çështken e fituesit që në pjesën e parë, duke luajtur shumë agresiv, me pasime të shpejta dhe me meritë arriti fitoren e parë sezonale prej 2-0, shkruan Korneri.net

Golin e parë në edicionin 2023/24 e realizoi francezi Olivier Giroud i asistuar nga mesfushori Reijnders, por me topin e parë të Cristian Pulisic.

Te goli i dytë ai që shënoi u bë asistues, kurse Pulisic shënoi gol shumë të bukur nga distanca për rezultatin final. Gjërat nuk ndryshuan në pjesën e dytë, me rosonerët që e menaxhuan lojën dhe rezultatin duke u kthyer në shtëpi me gjahë të plotë. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Bologna-Milan
Artikulli tjetërNjë penallti vendosi fitoren e Arsenalit