AC Milan gjatë kësaj vere mund të humbasë shërbimet e mbrojtësit të djatht De Sciglio, por ky nuk pritet të jetë hendikep i madh për “Rossonerët”, pasi në shypin italian qarkullojnë zëra se Mirabelli, tani ka në dorë alternativën për zëvendësimin e tij. Bëhet fjalë për ish futbollistin e Milan, Darmian aktualisht futbollist i Man United, i cili do të mbulonte boshllëkun e lënë nga shitja e De Sciglio.

Por, ky operacion nuk është i thjeshtë, pasi në garë për shërbimet e reprezentuesit italian është edhe rivali lokal Inter. Madje edhe paga e tij te Man UTD e lart 3 milion euro në vit mund të jetë pengesë e vogël për Milan.

Artikulli paraprakMirabelli-Branchini takohen për të planifikuar shitjen e këtij “Rossoneri”
Artikulli tjetërRevolucion në basketbollin kosovar