Pasi u arkivuan kupat evropiane, në Serie A është rikthyer fokusi te pikët e çmuara të vlefshme për renditjen që do të ndryshojë këtë fundjavë. Pjata kryesore e menusë futbollistike italiane dhe në Evropë në përgjithësi në këtë vikend, do të shërbehet të shtunën në orën 20:45, kur në “San Siro” do të përballen Milan dhe Juventus.

Respektivisht i dyti dhe i pari i “klasës” do të kenë ndryshime në formacion. Për Milanin pritet që nga minuta e parë të luajë sulmuesi kolumbian Carlos Bacca, në një tredhëmbësh ofensiv bashkë me Suso dhe Niang. Duket se në këtë mënyrë trajneri Montella nuk do të kënaqet me një barazim ndaj kampionëve në fuqi.  Në repartin e prapavijës do të luajë Abate ndërsa në mesfushë ka një balotazh mes talentit Locatelli dhe Sousa.

Nga ana tjetër, skuadra torineze me shumë gjasa do të rikonfirmojë skemën 3-5-2, me marokenin Mehdi Benatia në vend të Ciellinit në mbrojtje. Braziliani Hernanes shihet si favorit ndaj Lemina, por për të do të vendosë trajneri vetëm të shtunën. Marchisio do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë, ndërsa në sulm nuk ka asnjë dilemë. Ofensiva e “Zonjës së Vjetër” në “San Siro” do të jetë nën inspirimin e dyshes argjentinase, Dybala-Higuain.

Po të shtunën, do të zhvillohet një tjetër ndeshje emocionuese në Serie A me derbin e qytetit Sampdoria – Genoa në orën 18:00.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here