Milan po punon sigurtë dhe shpejt me talentët e së ardhmës.
Derisa Inter, Bologna dhe Udinese, por pa dyshim më së shumti neroaxurët kishin shfaq interesim të jashtëzakonshëm për mesfushorin sulmues Lukas Björklund, me insistimin e Zlatan Ibrahimovic, Milan e rrëmbeu 16-vjeçarin në momentin e fundit, përcjell Korneri.net
Anëtari i skuadrës Malmo, është lojtari më i mirë në Suedi, dhe kapiteni i përfaqësueses U-17, lojtar që ka një të ardhme të ndritshme.

Gazetari i njohur italian që merret ekskluzivisht me transferime Gianluca Di Marzio, raportoi se Björklund ka arritur tashmë në Milano, ku ka kreu vizitat mjekësore dhe më pas do të shkojë në zyret e klubit për ta zyrtarizuar transferimin. /Korneri.net