Një tjetër test i mirë për Vincenzo Montellan, para ndeshjeve vendimtare kualifikuese për në Europa League, përballë skuadrës shqiptare Shkëndija e Tetovës.
Rosonerët në Sicili luajtën miqësore me skuadrës spanjolle Betis e cila në fund shënoi fitore me rezultat 1:2, shkruan Korneri.net.

Me një formacion interesant, por me Leonardo Bonuccin nga fillimi i ndeshjes, kaluan në epërsi përmes sulmuesit Andre Silva, por goli i tij i anulohet 2 minuta më vonë pasi sërish u përdor teknologjia VAR.
Nuk vonoi shumë dhe Betis kaloi në epërsi me golin e Fabian. Më pas Andre Silva sërish shënoi, por këtë herë nga penalltia, kurse spanjollët në minutën e 89, realizojnë poashtu nga penalltia përmes Antonio Sanabria për rezultatin final. /Korneri.net

Artikulli paraprakKosova e pafuqishme ndaj Estonisë në Talin
Artikulli tjetërSinjali i qartë për Barcelonën!