Milan ka shënuar fitore tërsisht të merituar në derbin e xhiros së 9-të në Serie A, duke mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Juventus, pasi kishte më shumë nga loja, duke krijuar një mori rastesh para portës së Donnarummas, madje dule shënuar një herë nga goditja e lirë përmes Pjanic, mirëpo goli u anulua nga Rizoli.
Në pjesën e dytë Milan ishte më kërkues duke realizuar një supergol me anë të supertalentit 18 vjeçar, Manuel Locatelli.
Pas kësaj fitoreje Milan arrinë në kuotën e 19 pikëve, vetëm dy më pak se Juventus, që edhe pse humbi sonte mban epitetin e liderit.