Milan shënoi fitore të rëndësishme, por mjaftë të vështirë ndaj Cagliarit në shtëpi.
Rosonerët patën punë me një kundërdhtar mjaftë të disponuar për lojë pasi tregoi futboll shumë cilësor dhe mjaftë ofanziv, andaj të përzgjedhurit e Vincenzo Montellas patën punë të të ardhur te tri pikët e plota, shkruan Korneri.net.
Ptrick Cutrone, (Inzagji i ri), e kaloi Milanon në epërsi pas një akcioni shumë të mirë dhe instiktit të tij për gol, dhe prej këtij momenti Cagliari luajti shumë më mirë deri te goli i barazimit i shënuar nga Joao Pedro.
Mirëpo, supergoli i Suso nga gjuajtja e lirë gëzoi rosonerët të cilët shënuan fitoren e dytë sezonale. /Korneri.net