Milani e nisi vitin me fitore, pasi triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Beneventos dhe rimor kryesimin e kampionatit, që për disa orë u mbajt nga Interi.

Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 15′ me anë të mesfushorit Franck Kessie, që ekzekutoi saktë një penallti, por ndeshja u komplikua në minutën e 34-t kur Sandro Tonali mori karton të kuq dhe la skuadrën me 10 futbollistë përreth një orë lojë.

Megjithatë portugezi Rafael Leao shënoi edhe golin e dytë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Benevento shfrytëzoi epërsinë numerike dhe krijoi disa mundësi shënimi, por Caprari humbi mundësinë më të mirë për të rihapur ndeshjen, pasi gaboi nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore Milani ngjitet sërish në krye me 37 pikë, ndërsa të mërkurën do të përballet me Juventusin në “San Siro”, ku Pioli do të duhet të llogarisë edhe mungesën e Tonalit.

/Supersport.al

Artikulli paraprakStart i mirë i vitit
Artikulli tjetërChelsea “kafshatë” e lehtë për Man.City