Sipas raporteve më të fundit të “Sky Sport”, sulmi do të jetë pika kryesore ku pritet që Milan të përforcohet, kurse plani i zyrtarëve kinez është që të rikthehet “Mister X” i famshëm.

Një ndër objektivat e këtij reparti është Alvaro Morata i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga Antonio Conte.

Një emër tjetër është lojtari madrilen, Karim Benzema, i cili pëlqehet tejmase nga zyrtarët e Milanit.

Pierre-Emerick Aubamenyang i Borussias është po ashtu në listën e të dëshiruarve në “San Siro”. Objektivi i Milanit në sezonin e ri është Liga e Kampionëve.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Tifozët danez “qerasin” skuadrën me minj të ngordhur [VIDEO]
Artikulli tjetërChelsea “shokon” Evropën! 60 mln euro të gatshme për yllin e Romës