Fitore e merituar e rossonerëve edhe në Luigi Ferraris.

Viktima e radhës për skuadrën e Stefano Piolit ishte Sampdoria e cila u mposht nga lideri në Serie A në shtëpi me rezultat 1-2, andaj Milan e mbajti epërsinë prej pesë e më shumë pikëve ndaj rivalëve të vet kryesor për titull, shkruan Korneri.net

Milan pati telashe për të ardhur të goli i parë për shkak të mbrojtjes me gjashtë lojtarë të vendasve, por penalltia e aktorduar në fund të pjesës së parë, i mundësoi Franck Kessie të shënoi për rezultatin e pjesës së parë.

Në të dytën Samp e nisi diçka më mirë, por nuk kishte raste të mira për gol. Pioli e bëri zëvendësimin e  qëlluar dy minuta para golit, kur në lojë e inkuadroi spanjollin Castillejo, i cili shënoi golin e fitores pas asistimit të kroatit Rebic.

Sampdoria pak me fat e shënoi golin e vetëm me anë të Albin Ekdal, pasi u desht edhe sistemi (goal line technology) për ta pranuar këtë gol që mbeti për statistika.

Milan prinë me 26 pikë, dhe në duelin e ardhshëm e pret Parman në San Siro, derisa Sampdoria udhëton te Napoli. /Korneri.net

Artikulli paraprakMe tifozë në stadium, Liverpool deklasoi kundërshtarin
Artikulli tjetërGarë e madhe në Bahrein, Mercedes përjetoi debakël