Pasi dështoi të sjellë në “San Siro” iranianin Mehdi Taremi, Milani duket se ka gjetur në Angli sulmuesin që i duhet për të kompletuar repartin e avancuar. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leicester për të marrë në huazim sulmuesin nga Zambia, Patson Daka.

Futbollisti 24-vjeçar do të përfitojë një pagë prej rreth 2 milionë eurosh në sezon, aq sa merr edhe te Leicester, teksa të njëjtën shifër do të marrë edhe klubi anglez për huazimin një vjeçar.

Daka është ekstra-komunitar dhe Milani ka nisur luftën kundër kohës, për të kompletuar dokumentacionin që do ta vishte kuqezi brenda afatit, duke qenë se merkatoja mbyllet në orën 20:00 të ditës së sotme. Patson Daka ka shpërthyer te Salzburg në sezonin 2019-2020, derisa në 2021-shin u transferua te Leicester për shifrën e 30 milionë eurove, duke luajtur disa ndeshje si protagonist në Premier League.

Por rënia e Leicester në Championship, bëri që sulmuesi të kërkojë largimin, teksa Milani ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, për shifrën e 10 milionë eurove.

mirëpo, sipas informacioneve të fundit, Milan mund të sjell në San Siro sulmuesin Rafa Mir nga Sevilla, nëse Daka dështon, sepse spanjolli do të mund të finalizonte transferimin shumë më shpejtë dhe para orës 20.00, kur edhe mbyllet afati kalimtar veror.

/Supersport.al

Artikulli paraprakAnaliza e shortit: Pse Ballkani mund t’i kalojë grupet e Conference League
Artikulli tjetërGoditja e orës së fundit, Joao Felix te Barcelona!