Sipas raporteve më të fundit në mediat italiane, Napoli i ka kërkuar Lorenzo Insigne që të ulen dhe të bisedojnë edhe njëherë, duke shpresuar që ta bindin Insignen për të pranuar ofertën e re të klubit, pasi spekulimet janë duke vazhduar për një kalim të tij te Milan.
Insigne që ka kontratë me Napolin deri në vitin 2019 dhe merr një pagë prej 1.1 milionë eurosh në vit, kërkon një rritje të dukshme të pagës me marrëveshjen e re.